NUNS (SHPGS) ME DEKLARATË PAS I QË KRYETARI ARIFI IA NDALON GAZETARIT TONË PRANINË NË SEANCËN E SHTABIT

Bujanoc, 11. prill 2024. – Pas ndalimit të sotëm që gazetari i portalit Bujanovaçke, Nikolla Stevanoviq të marrë pjesë në seancën e sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (SHPGS) i ka bërë thirrje pushtetit lokal në Bujanoc dhe kryetarit Nagip Arifi që të lejojnë portalin tonë të raportojë në interes të publikut.
Njoftimi i SHPGS, ku redaktori i portalit tonë është anëtar i Bordit Ekzekutiv, transmetohet i plotë:
Gazetari i Bujanovaçkes, Nikolla Stevanoviq, është larguar nga seanca e sotme e Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc, e thirrur për shkak të zjarrit në deponinë e qytetit, i cili po vazhdon për të tretën ditë. Kryetari i komunës së Bujanocit dhe organet tjera kompetente duhet t’u mundësojnë gazetarëve që të raportojnë pa pengesa për çështje të rëndësishme, ndërsa plani për sanimin e zjarrit sigurisht që është me rëndësi.
Vendimin për mbylljen e seancës për publikun e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Nagip Arifi, pak çaste pasi në seancë ka ardhur gazetari Nikolla Stevanoviq.
Kryeredaktori i Bujanovaçkes, Nikolla Llaziq, thotë se zjarri ka zgjatur prej kohësh dhe se kanë dashur të raportojnë me kohë për planin e Shtabit.
“ Tri ditët e fundit qytetarët janë në këmbë ndërsa është shkruar edhe një peticion. Ne donim të raportonim se çfarë do të bënin ata. Dhe tani të gjithë duhet të presin njoftimin e tyre. Për momentin nuk ka ndonjë interes tjetër më të madh publik në rajon ”, tha Llaziq.
Ai po ashtu tha se gazetari i tyre ka vërejtur se në sallën ku mbahej mbledhja e Shtabit ishte ulur një gazetar, i cili po ashtu është i punësuar nga autoritetet komunale.
Ftojmë kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe anëtarët tjerë të Shtabit për situata të jashtëzakonshme që t’i lejojnë gazetarët t’i përcjellin seancat e ardhshme në mënyrë që të informojnë publikun me kohë për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së tyre, siç është plani për sanimin e zjarrit në deponinë komunale. Zjarri që ka ndodhur në deponinë e Bujanocit ndikon në shëndetin publik, andaj është në interes të opinionit që të informohet për të.
Gjithashtu, ju kujtojmë se diskriminimi ndaj gazetarëve dhe mediave është i ndaluar dhe kërkojmë që të gjithë gazetarëve që janë të interesuar të monitorojnë seancën t’u mundësohet akses.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *