Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. prill 2024. Sot pritet të mbahet takimi i politikanëve shqiptarë, ku pritet të arrihet marrëveshja për “ruajtjen e shumicës shqiptare në Kuvendin e Komunës së Bujanocit” edhe pas zgjedhjeve, sipas iniciatorit të bisedimeve, kreut të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) , Nevzad Lutfiu.
Në kohën kur kishte caktuar një takim tjetër, Lutfiu saktësoi se ishte fjala për një koalicion paszgjedhor.
Në takimin e parë, të gjithë përfaqësuesit e partive politike deklaruan se janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje parazgjedhore për një koalicion paszgjedhor, theksoi ai.
Lutfiu ka treguar vendosmërinë për të rënë dakord për një shumicë të re “gjithëshqiptare” para zgjedhjeve, bazuar në atë aktuale që e udhëheqë komunën nga viti 2020, duke dërguar drejtuesve të partive, bashkë me ftesën edhe një projektmarrëveshje.
Takimi i parë me temën e unitetit është mbajtur më 20 shkurt dhe më pas KKSH ka njoftuar se përfaqësuesit e partive shqiptare në Bujanoc kanë përkrahur iniciativën për koalicionin parazgjedhor apo paszgjedhor të shumicës shqiptare.
Pjesëmarrës në takim ishte edhe kryetari i këshillit lokal të Alternativës për Ndryshim, parti kjo opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, kundërshtar i ashpër i pushtetit lokal të përbërë nga PD e Nagip Arifit, Partia për Veprim Demokratik (PDD) e Shaip Kamberit dhe Lëvizja për Progres Demokratik ( Në takim ka marrë pjesë edhe PDP) e Shqiprim Musliut.
Edhe pse në parim ishte dakord me idenë e bashkimit të shqiptarëve, ai për Bujanovaçke vlerësoi se iniciativa ishte joserioze, për shkak të vetë iniciatorit dhe përsëri drejtoi një sërë kritikash ndaj koalicionit Arifi-Kamberi-Musliu.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë tha të enjten se përveç zgjedhjeve në Beograd , më 2 qershor, do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në të gjitha vendet ku po mbarojnë mandatet e autoriteteve lokale.
LIDERËT SHQIPTARË TAKOHEN SOT PËR „RUAJTJEN E SHUMICËS“ NË BUJANOC
Bujanovačke19. Apr 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostHULUMTIMI I PISA-s: NXËNËSIT NË SERBI FARE NUK E PËRCJELLIN ARSIMTARIN GJATË ORËS
Next PostBISEDIMET PËR DINARIN NË KOSOVË: DAKORDIM PËR T'U TAKUAR SËRISH