PËRLESHJE TË REJA NË BREZNICË: KRISMA DHE ZJARRËVËNIE

Bujanoc, 9. gusht 2024. (Fotoilustrim) – Në afërsi të fshatit Breznicë të komunës së Bujanocit herët në mëngjesin e sotëm ka pasur edhe një të shtëna me armë, si dhe është djegur edhe një veturë. Dyshohet se shkak për përleshje janë borxhet nga bixhozi.
Policia ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë për ngjarjet në Breznicë, ku për portalin tonë u tha se po punohet për këtë rast.
Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë Novosti, bëhet fjalë për një incident për shkak të borxheve nga lojë bixhozi.
Ky është një tjetër në serinë e incidenteve të lidhura me kazinonë në Breznicë. Të shtëna me armë ka pasur edhe në majine vitit të kaluar, si dhe në nëntor 2022, kur rasti u karakterizua si tentativë për vrasje.
Kazinoja ndodhet në afërsi të pikës policore.
Pasi policia mbylli disa kazino në Karaçevë afër Kamenicës, në anën e Kosovës, në shkurt të vitit 2021, shqiptarët nga Kosova kalojnë vijën administrative dhe vijnë në territorin e komunës së Bujanocit për lojëra të fatit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *