PROKURORIA MBI SHKAQET E PARABURGIMIT PËR SHKAK TË KOMENTEVE NË FAQEN E BUJANOVAÇKES NË FB

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14 gusht 2024. – S.L. nga Bujanoci, i cili dyshohet për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, për shkak të komenteve në faqen e Bujanovaçkes në Facebook, është ndaluar për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit të mundshëm te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së krimit.
“Ka baza për paraburgim nga art. 211 parag. 1, artikull 1, 2 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale, gjegjësisht për shkak të rrethanave që tregojnë rrezikun e arratisjes së të dyshuarit, pastaj rrethanat e veçanta që ai do të ndërhyjë në procedurë duke ndikuar në dëshmitarët e pa intervistuar dhe se veprën penale do ta përsëriste brenda një kohe të shkurtër”, deklaruan sot nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, në një përgjigje për portalin Bujanovaçke në një pyetje rreth këtij rasti.
Bujanovaçke ka raportuar dy ditë më parë se S.L., i cili u ndalua më 9 gusht për komente në Facebook, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.
Ai më 8 gusht ka shkruar një koment në tekstin “Studentët bëjnë thirrje për protestë të shqiptarëve në Bujanoc”, “Vetëm se revolja e uçkës e zgjidh problemin në Bujanoc, çfarë protesta, çfarë bakraçi”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *