MESAZH I SHQIPRIM MUSLIUT PËR SERBËT: BUJANOCI DO TË BËHET PJESË E KOSOVËS, MËSOHUNI TË JETONI ME KËTË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20 gusht 2024. “Bujanoci ishte i shqiptarëve dhe i Kosovës dhe do të jetë pjesë e Republikës së Kosovës”, thotë kreu i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) Shqiprim Musliu, ish-nënkryetar i komunës së Bujanocit. Ai u tha serbëve të Bujanocit: “Nëse doni të jetoni me ne, do të jetoni me këtë realitet”.
Ai shtoi se këtë nuk duhet ta harrojnë dhe se do t’ua kujtojë gjithë jetën.
– Por ne nuk do t’ju diskriminojmë në këtë mënyrë, por do të trajtoheni me dinjitet si qytetarë evropianë – ka deklaruar Musliu në Facebook, pas një mesazhi tjetër urrejtjeje drejtuar shqiptarëve që u shfaq në mënyrë misterioze në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Musliu deklaroi se “kjo formë e shprehjes së urrejtjes ekspozon ndërdijen e nacionalizmit serb”.
– Se shqiptarët nuk janë të mirëpritur në këtë vend, e aq më pak në një vend të humanizmit dhe ndihmës. Dhe kjo pikërisht në repartin e fëmijëve, e ardhmja e këtij vendi – thotë ai.
Partitë e Musliut, Shaip Kamberit dhe Nagip Arifit ranë nga pushteti në Bujanoc muajin e kaluar, ndërsa vetëm pakë kohë më pasë organizuan një protestë nga shqiptarët kundër diskriminimit të pretenduar. Brenda një jave pas kësaj proteste, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoct u shfaqën dy mesazhe urrejtjeje drejtuar shqiptarëve, autorët e të cilave ende nuk janë identifikuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *