TËRHIQET UJI NGA RRUGA DHE TROTOARI TE SHKOLLA E MUZIKËS NË QENDËR TË BUJANOCIT

Bujanoc, 11 shtator 2024. Uji që ishte grumbulluar në afërsi të Shkollës së Muzikës në qendër të Bujanocit, nga reshjet e së martës, filloi të zvogëlohet dhe mbeti vetëm përgjatë trotuarit të djathtë në drejtim të parkut. Uji i akumuluar dje në këtë pjesë është tërhequr, siç dëshmon edhe fotografia e dërguar në portalin tonë nga kryetari i Organit të përkohshëm në NP “Komunalia”, AmirXhaferi.
Siç na tha ai, që nga dita e djeshme makineritë dhe punëtorët e kompanisë janë në terren dhe kanë arritur të zhbllokojnë përkohësisht tubacionet e kanalizimeve, gjë që ka normalizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin.

Kujtojmë se të martën, pas shkrimit të Bujanovaçkes dhe apeleve të qytetarëve përmes portalit tonë, për nivelin alarmant të ujit në afërsi të Shkollës së Muzikës, Komunalia intervenon në vendin e ngjarjes me një kamion (“Voma”) të ri të Ndërmarrjes publike “Komunalia” i specializuar për zhbllokimin e kanalizimeve.
Drejtuesi i ri i Komunalisë, Xhaferi ka premtuar se do të ndërhyjë sapo ta lejojnë kushtet e motit, gjegjësisht të pushojë shiu, gjë që është realizuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *