STUDENTET NGA BUJANOCI MARRIN KONTRATAT PËR BURSAT NGA TRUPI KOORDINUES

Bujanoc, 25 shtator 2024. (Foto: TK) – Studentëve nga Bujanoci të martën u janë dorëzuar kontratat për bursa nga buxheti i Trupit Koordinues. Bursa prej 30.000 dinarë në muaj do të ndahen për katër studentë të parë.

U.D. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, solemnisht ua ndanë kontratat bursistëve nga Bujanoci.

Brucoshet do të marrin 30.000 dinarë në muaj deri në fund të vitit akademik 2024/2025.

“Urime për bursën tuaj të merituar. Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tuaj drejt arritjeve të mëdha. Suksesi juaj është konfirmim i përkushtimit dhe punës tuaj të palodhur dhe jam i sigurt se ju presin suksese edhe më të mëdha”, tha Mitroviq, duke i inkurajuar studentët që me të njëjtin entuziazëm të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik.
Bujanovaçke ka njoftuar të martën se katër studentë nga Presheva dhe dy nga Medvegja do të marrin bursa nga KT.
Pas dorëzimit të kontratës së bursës, Pajaziti dhe Mitroviqi diskutuan për sfidat aktuale administrative dhe komunale, me marrëveshje për përshpejtimin e zgjidhjes së tyre në periudhën e ardhshme, njofton KT.
Mitroviq bëri të ditur se Shërbimi i Trupit Koordinues do të intensifikojë aktivitetet e tij përmes takimeve të rregullta me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat do të kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës në këto komuna.
“Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Shërbimi i Trupit Koordinues mbeten fuqishëm të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha sfidave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, tha Mitroviq, duke treguar përkushtim për zhvillimin e mëtutjeshëm të tri komunave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *