Bujanoc, Preshevë, 22 tetor 2024. (Foto FB) – Komuna e Preshevës ka shpallur thirrje publike për rehabilitim energjetik të shtëpive dhe banesave familjare, si pjesë e masave për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ka bërë të ditur kryetarja Ardita Sinani.
“Masat e rehabilitimit energjetikë do të zbatohen së bashku me kompanitë që merren me prodhim, shërbime dhe punë në këtë fushë, dhe qëllimi kryesor është, përveç efikasitetit, përmirësimi i kushteve të jetesës duke reduktuar mbeturinat energjetike përmes mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në publikimin e kryetares së Komunës së Preshevës.
Siç theksoi ajo, qytetarët mund të aplikojnë deri më 31 dhjetor 2024.
Ftojmë të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Sinani.
KOMUNA E PRESHEVËS SHPALLI THIRRJE PUBLIKE PËR EFIKASITET ENERGJETIKË
Bujanovačke23. Oct 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKËTO JANË LOKACIONET NË BUJANOC KU DO TË NDËRTOHEN CENTRALET SOLARE
Next PostSI TË ARRIHET TE INVESTIMET DHE VENDET E REJA TË PUNËS: I DOMOSDOSHËM NDRYSHIMI I POLITIKAVE PUBLIKE