Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Preshevë, 24 tetor 2024. – (Foto FB – Egzona Salihu) – Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Bujanoc e anuloi vendimin e Shtëpisë së kulturës në Preshevë me të cilin aktorja Egzona Salihu ishte përjashtuar nga ky institucion në gusht të vitit të kaluar. Gjykata urdhëroi Shtëpinë e kulturës që ta kthejë aktoren në punë ndërsa me një postim emocionues në Facebook ajo shpalli fitoren ndaj “anës së errët”.
– Unë fitova. Jo për egon tuaj, por për drejtësi. E mposhta padrejtësinë, sepse nuk heshta. Unë nuk e zgjodha nënshtrimin. Mos heshtni. Fitova ngase luftova – ishte mesazhi i Salihut.
Pas përjashtimit të aktores preshevare nga Shtëpia e kulturës “Abdula Krashnica”, vitin e kaluar, ajo i tha Bujanovaçkes se ishte viktimë e mobingut dhe se besonte se vendimi i regjisorit ishte politik. Ajo u pushua nga puna pasi në qershor nuk ishte paraqitur në punë për dy ditë për shkak se ishte duke punuar në Kumanovë, për të cilën, siç tha ajo, është njoftuar edhe drejtori i cili edhe ishte ftuar për këtë shfaqje.
Në aktgjykimin e datës 16 shtator, të cilin ajo e ka shpallur të enjten, thuhet se Vendimi për prishjen e kontratës së punës është i kundërligjshëm.
Salih falënderoi miqtë dhe kolegët e saj që e mbështetën gjatë procesit gjyqësor.
– Keni nevojë për miq, njerëz që ende besojnë se padrejtësia duhet luftuar edhe kur të tjerët përballen me padrejtësi. Gjatë kësaj beteje takova shumë njerëz të rinj. Mbështetja që më erdhi nga të gjitha anët më bëri që të mos dorëzohem – tha ajo.
Previous PostKKSH: KONKURS PËR BUJQIT SHQIPTARË, NUK KA URGJENCË
Next PostPAJAZITI MUSAFIR I SIMPO-s DHE I DREJTORIT DISIQ NË VRANJË