Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. nëntor 2024. (Foto Saba Bellça: baza e asfaltit në Preshevë) – Kompania Saba Bellça, e cila posedon bazën e asfaltit afër Bujanocit, pohon se ky objekt i plotëson të gjitha standardet mjedisore dhe nuk e ndot mjedisin. Përgjigjet në pyetjet të Bujanovaçkes kanë mbërritur me shkrim të martën, pak pas publikimit të tekstit për shqetësimin e madh të qytetarëve dhe dyshimin se fabrika e prodhimit të asfaltit po e ndot ajrin.
Kompania Saba Bellça nga Presheva u garanton qytetarëve të shqetësuar se kontraktori i asfaltit punon në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
– Rregullisht bëhen matjet e emetimit të substancave ndotëse në ajër. Raporti i fundit për matjen e emetimit të ndotësve në ajër është bërë më 24 korrik 2024. Gjithashtu, kontrolle të rregullta kryhen nga inspeksioni kompetent i mjedisit. Inspektimi i kontrollit është kryer për herë të fundit më 30 korrik 2024., gjatë të cilit nuk janë konstatuar parregullsi – thuhet në përgjigjen e kompanisë për portalin Bujanovaçke.
Siç thonë ata, ajo që vihet re në afërsi të impiantit të asfaltit është avulli që krijohet si rezultat i ngrohjes së gurit në temperatura shumë të larta, i cili është i nevojshëm për prodhimin e asfaltit.
– Ky avull është veçanërisht i dukshëm në ditët më të ftohta, kur ka një ndryshim domethënës midis temperaturës së jashtme dhe temperaturës së ngrohjes së gurit – shpjegojnë ata.
Ata po ashtu theksojnë se filtrat në bazën e asfaltit janë ndërruar në vitin 2023, me urdhër të inspektorit, pra siç është kërkuar gjatë kontrollit të rregullt.
Inspektori komunal për mbrojtjen e mjedisit, Agim Haliti, paraprakisht ka thënë për Bujanovaçke se objekti kontrollohet rregullisht dhe nuk e ndot mjedisin.
– Baza e asfaltit kontrollohet rregullisht në bazë të raportit të një agjencie të akredituar nga shteti. Para tre javësh mora raportin e tyre, i cili tregon se cilësia e ajrit përreth impiantit është në standardet e përcaktuara dhe se në bazë janë vendosur të gjithë filtrat e nevojshëm. I siguroj qytetarët se baza e asfaltit punon sipas të gjitha standardeve dhe nuk e ndot ambientin – tha atëherë Haliti.
Siç kemi shkruar tashmë, pyetjet e Bujanovaçkes për bazën e asfaltit dhe ndikimin e kësaj fabrike në mjedis të martën i janë dërguar edhe Kabinetit e Ministrit të mbrojtjes së mjedisit.
SABA BELLÇA: BAZA JONË E ASFALTIT NUK E NDOTË AJRIN NË BUJANOC
Bujanovačke6. Nov 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostCUKI NGA OSLLARA DËSHMON MADHËSHTINË NJERËZORE, NJË BUJANOCAS I ËSHTË MIRËNJOHËS DERI NË QIELL
Next PostTEATRI NGA BUJANOCI SHKON NË DIMITROVGRAD, MERRË PJESË NË FESTIVALIN FESTIVALIN BALLKANIK