Bujanoc, 7. nëntor 2024. – Qytetarët më të rinj të Bujanocit edhe një herë treguan humanizmin e tyre! Gara për fëmijëri më të lumtur, në të cilën kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të Bujanocit, ka pasur karakter më pak konkurrues, sepse qëllimet e saj janë grumbullimi i ndihmave për fëmijët e pafavorizuar materialisht. Paratë e mbledhura nga shitja e numrave startues do të përdoren për të rritur standardet e nxënësve, për të ndihmuar nxënësit e varfër, për të paguar ushqimet e të ngjashme.
Garën tradicionale të mbajtur të mërkurën në stadiumin e BSK-së edhe këtë vit e organizoi Kryqi i Kuq i Bujanocit në bashkëpunim me shkollën fillore “Branko Radiçeviq” së bashku me shkollat tjera fillore dhe të mesme.
“Gara për një fëmijëri më të lumtur është aktiviteti rekreativ dhe humanitar më masiv dhe më gjerësisht i pranuar i Shoqatës Kombëtare të Kryqit të Kuq, që synon arritjen e një qëllimi të përhershëm – përtëritjen dhe grumbullimin e vazhdueshëm të anëtarëve dhe vullnetarëve. Me pjesëmarrje masive, fëmijët dhe të rinjtë tregojnë përkushtimin e tyre për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe vlerat më të larta humane”, thuhet nga KL i KQ nëBujanoc.
HUMANITETI I FËMIJËVE TANË: NË BUJANOC MBAHET GARA PËR FËMIJËRI TË LUMTUR
Bujanovačke7. Nov 2024.FILLIMI, SHOQËRI, SPORT0
Previous PostMINISTRJA ZHARIQ KOVAÇEVIQ: BUJANOCI GËZON MBËSHTETJE TË PLOTË TË QEVERISË
Next PostGAZETARËT NGA KOSOVA DHE SERBIA TE PAJAZITI, KRYETARI ZBULON PRIORITETET E BUJANOCIT
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.