SHEFI I DEPARTAMENTIT PËR MEDIA I OSBE-së VIZITON REDAKSINË E BUJANOVAÇKES

Bujanoc, 14. nëntor 2024. – Dominique Thiery, shef i Departamentit të Mediave në Misionin e OSBE-së në Serbi, ka vizituar zyrën e redaksisë së Bujanovaçkes, ku me gazetarët dhe redaktorët tanë ka diskutuar për gjendjen mediatike, politike, ekonomike dhe të sigurisë në Bujanoc.
Mysafirin e njohëm me projektet që po i realizojmë, sfidat me të cilat po përballemi, por edhe me planet për zhvillimin e mëtutjeshëm të Bujanovaçkes, portalit tonë që vitin e ardhshëm shënon 10 vjet të funksionimit.
Thierry ishte veçanërisht i interesuar për presionet dhe synimet që redaksia pëson herë pas here nga individë, duke premtuar të gjitha llojet e mbështetjes dhe ndihmës nga Departamenti i Medias i OSBE-së.
Fakti që politika editoriale e portalit tonë bazohet në promovimin e gazetarisë objektive dhe lidhjes sa më të fortë me qytetarët, veçanërisht përmes aplikacionit tonë Njofto Bujanovaçken, të cilin e lansuam me ndihmën dhe mbështetjen e EED (The European Endowment for Democracy), e cila është partneri ynë afatgjatë, së bashku me IREX dhe NED.
Redaktori i Bujanovaçkes, Nikolla Llaziq, i tha musafirit se redaksia e Bujanovaçkes për një vit e gjysmë ka marrë qindra mesazhe përmes aplikacionit Njofto Bujanovaçke, ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet që i shqetësojnë, në radhë të parë komunale por edhe të lidhura me jetën , por edhe mijëra mesazhe nëpërmjet rrjeteve të tjera që nga themelimi e deri më sot.
Bujanovaçke janë një shërbim i vërtetë qytetar që funksionon në interes të komunitetit lokal dhe kjo është e vetmja mënyrë korrekte dhe qëllimi i mediave lokale që të jenë në shërbim të qytetarëve, tha Thierry.
Së bashku me shefin e Departamentit për Media të Misionit të OSBE-së, në takim morën pjesë Lilana Breberina, Sërgjan Gjurgjeviq dhe Ilasa Musliu nga Departamenti i Mediave i Misionit të OSBE-së në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *