Bujanoc, Tiranë, 17. nëntor 2024. – Në forumin e organizuar nga Këshilli i Evropës (KE) në Tiranë, Bujanocin e kanë përfaqësuar shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Abelant Zahiri dhe këshilltari i Kuvendit Komunal Florim Agaj.
Bujanoci është një nga komunat e pakta në Evropën Juglindore që është bërë pjesë e Komunitetit të Praktikës Demokratike në kuadër të Këshillit të Evropës.
“Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shquara, ndër të cilat znj. Claudia Luciani, kryetare e Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale, si dhe panelistë të tjerë nga komuna të ndryshme të Evropës Juglindore.
Patëm rastin të diskutonim mbi proceset e zhvillimit të politikave vendore, me fokus të veçantë në forcimin e demokracisë. Ishte një moment i rëndësishëm për prezantimin e komunës sonë në kuadër të kësaj iniciative, e cila synon përmirësimin e demokracisë dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel të pushtetit lokal”, ka thënë Zahiri.