“DUART E VYERA” NË BUJANOC: ATË QË NA E LANË AMANET TË PARËT (FOTO&VIDEO)

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 19. nëntor 2024. Me hapjen e ekspozitës së trashëgimisë kulturore të serbëve, shqiptarëve dhe romëve në Bujanoc, të hënën filloi manifestimi tradicional “Duart e vyera”, organizuar nga Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq”, nën kujdesin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit.
Vetë manifestimi mbahet prej 24 vitesh ndërsa në ditën e parë është shënuar edhe Dita e Shtëpisë së Kulturës.
– Ekspozita e sontme e trashëgimisë kulturore të serbëve, shqiptarëve dhe romëve tregon si punën e duarve të vyera, ashtu edhe objektet dhe gjërat që kanë përdorur të parët tanë dhe të cilat duhet t’i ruajmë nga harresa për t’u treguar fëmijëve tanë trashëgiminë kulturore që paraardhësit na kanë lënë trashëgim – tha prezantuesja e programit Angjela Dukadinoviq.
Mirëseardhje të pranishme u uroi edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Adem Hasani.
– Qëllimi i këtij eventi është ruajtja e traditës, kulturës dhe identitetit, që është pjesë e pandashme e jetës sonë dhe dëshiroj që çdo vit të jemi edhe më shumë, që eventi të zhvillohet dhe të promovohet, të tregojmë se çfarë ka në mjedisin tonë multietnik – tha Hasani.
Kënga dialektore “Oj devojko, Bujanovke” është kënduar nga Snezhana Millosheviq, e më pas Angjela Dukadinoviq ka kënduar një këngë etnike.
Organizatorët falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e manifestimit “Duart e vyera”, përkatësisht KK Bujanoc, SHKA Soko, Zëri i Luginës, Shoqata e Qytetarëve Adet, si dhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, nga profili arsimor i kamarierit të cilëve i drejtohet një falënderim i veçantë.
Pas shikimit të ekspozitës, vizitorët shijuan një koktej në sallën përballë bibliotekës, të cilin e shërbyen nxënësit e shkollës së mesme “Sveti Sava”.
– Si çdo herë deri më tani, ne iu përgjigjëm ftesës për të qenë pjesë e këtij eventi dhe se nxënësit tanë, së bashku me mua dhe mësuesin Marko, shtruam ushqim dhe pije me kënaqësi – tha për Bujanovaçke mësuesja e gastronomisë Jelena Ristiq.
Në ditën e dytë dhe të fundit të aktivitetit, të martën, programi do të jetë në gjuhën shqipe.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *