Bujanoc, 20. nëntor 2024. – Këshilli komunal në Preshevë ka marrë disa vendime që, siç tha kryetarja, Ardita Sinani, do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Mes tyre, sigurisht që bie në sy ndihma gjatë dimrit për familjet me gjendje të dobët financiare.
“Ne morëm një vendim të rëndësishëm për të mbështetur Kryqin e kuq lokal, me fokus ndihmën e familjeve në nevojë dhe sigurimin e furnizimeve për të moshuarit gjatë dimrit. Solidariteti është vlerë që na bashkon!”, ka thënë zonja e parë e Preshevës.
Në Këshillin komunal u diskutua për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, si dhe për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri.
“Presheva do të vishet me shkëlqim festiv! Dekorimi do ta kthejë qytetin në një vend festiv dhe të ngrohtë, do të gëzojë fëmijët dhe musafirët. Kjo nismë është një mundësi e mrekullueshme për një rigjallërim edhe më të fortë të qytetit, por edhe një nxitje për qarkullim më të madh ekonomik gjatë festave të fundvitit”, sqaroi Ardita Sinani.