FLAMURI I SHQIPËRISË VALON NË PALLATIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT

Bujanoc, 27. nëntor 2024. – Të mërkurën, flamuri i Republikës së Shqipërisë është valuar në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, me rastin e festës kombëtare të atij vendit- Ditës së Flamurit.
Flamuri është vendosur nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti
“Rrënjët tona, identiteti ynë, qenia jonë. Sa i bukur je, sa i pazëvendësueshëm dhe sa madhështorë! Të nderuar bashkatdhetarë, ju urojmë festën e madhe kombëtare, Gëzuar Festën e Flamurit!”, ka thënë Pajaziti.
Megjithatë, Dita e Flamurit është 28 Nëntori dhe flamuri është vendosur sot, një ditë më parë. Supozohet se kjo është bërë për shkak se Pajaziti me bashkëpunëtorët e tij do të merrte pjesë në manifestimin qendror në Shqipëri.
Bujanovaçke më herët kishte njoftuar se disa liderë shqiptarë, për shkak të ndalimit të vendosjes së flamurit shqiptar në vende publike, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të enjten më 28 nëntor të vendosin këtë flamur nëpër shtëpitë e tyre.
Vite më parë, gjykatat në Serbi i dënuan shqiptarët për vendosjen e flamurit.
Pakica kombëtare shqiptare nuk lejohet të përdorë flamurin e Shqipërisë si të tyren, por duhet të ndryshohet në raport me flamurin e shtetit amë. Nga të gjitha pakicat në Serbi, vetëm minoriteti shqiptar nuk e ka zgjidhur çështjen e përdorimit zyrtar të këtij simboli kombëtar.
Drejtuesit shqiptarë thonë se flamuri i Republikës së Shqipërisë është edhe simboli i tyre kombëtar, të cilin nuk duan ta ndryshojnë dhe përshtasin.
Më herët, gjatë ditës së sotme, Bujanovaçke ka publikuar një propozim, të një shqiptari nga Bujanoci, i cili do të njihej nga shteti, për atë se si do të duhej të dukej flamuri i komunitetit shqiptar në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *