KËTO BIZNESE NGA BUJANOCI DO TË MARRIN EDHE 12.5 MILIONË DINARË NGA TRUPI KOORDINUES

Bujanoc, 28. nëntor 2024. (Foto ilustrim) – Në konkursin e dytë të Shërbimit të Trupit Koordinues (TK), me gjithësejtë 12.5 milionë dinarë mjete të pakthyeshme do të ndahen për pesë bizneset nga Bujanoci. Kontratat do t’u dorëzohen të premten (29 nëntor) në një ceremoni në sallën e vogël të Shtpisë së Kulturës në Bujanoc.
Biznesmenët nga Presheva dhe Medvegja nuk kanë marrë subvencione as kësaj radhe.
Shuma maksimale e ndihmës së pakthyeshme, gjegjësisht 3 milionë dinarë, do t’i jepet depoja Karla dhe Lipa 74 nga Bujanoci. Labi Comerc, Agimi dhe SK Mont Solar do të marrin pak më pak para.
Kujtojmë se në konkursin e parë të Shërbimit të Trupit Koordinues për ndarjen e granteve, nëntë biznesmenë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja kanë marrë gjithsej 20.7 milionë dinarë. 1.4 milionë dinarë janë ndarë për biznesmenët në Preshevë, 7.5 milionë dinarë në Bujanoc dhe 4.3 milionë dinarë për komunën e Medvegjës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *