Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 29. nëntor 2024. Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, doktoresha Daliborka Pavlloviq, u bëri thirrje të rinjve që nuk e kanë bërë një gjë të tillë që të marrin vaksinën kundër virusit HPV. Me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore kundër SIDA-s, ajo së bashku me kolegët e saj nga ky ent do të mbajë ligjëratë me këtë temë para nxënësve të shkollave të mesme të Bujanocit “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi”.
Foto: Dr. Daliborka Pavlović i fton të rinjtë
Ligjërues me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër SIDA-s do të jenë Dr.Danijella Dençiq dhe Dr. Menderez Aliu, me kolegët e tyre.
– Ne duam të shfrytëzojmë rastin për të ftuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende me vaksinën HPV ta bëjnë këtë. Është vaksina më e sigurt që ofron shumë, dhe këtu ka ende dyshime dhe teori konspirative. Deri më tani kemi dhënë vetëm rreth tridhjetë doza – thotë për Bujanovaçke, doktoresha Pavlloviq.
Siç ka shkruar më parë Bujanovaçke, reagimi ndaj vaksinimit kundër virusit HPV që shkakton kancerin e qafës së mitrës në Bujanoc është jashtëzakonisht i dobët.
Vaksina HPV (Gardasil 9) është në dispozicion pa pagesë në Shtëpinë e sëndetit në Bujanoc.
Çdo vit në Serbi, rreth 1000 gra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës ndërsa rreth 500 vdesin, gjë që e bën këtë lloj kanceri më të përhapurin në mesin e popullatës femërore.
Vendi ynë renditet i pesti në Evropë për sa i përket infektimit dhe vdekjes nga kjo sëmundje e parandalueshme.