Romski kulturni centar, reciklaža

ROMËT E BUJANOCIT FILLOJNË ME RICIKLIMIN E TEKSTILIT

Bujanoc, 2. dhjetor 2024. Në Qendrën Humanitare Rome (QHR) në Bujanoc, nga fillimi i vitit 2025 do të filloj punën punëtoria për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave të tekstilit. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet një pjesë nga masa totale e mbeturinave prej 18.000 tonësh që çdo vit deponohet në deponinë e qytetit në Bujanoc.
Qendra Humanitare Rome – QHR Bujanoc me projektin e quajtur “Ekonomia në ekologji” është një nga 7 fituesit në Republikën e Serbisë dhe e vetmja fituese e kuponit në zonën nga Nishi deri në Preshevë. Shukri Demiroviq, drejtor i QHR të Bujanocit, e mori çmimin nga Aleksandra Vuçiniq, udhëheqëse e Departamentit për ekonomi qarkullore dhe zhvillim të qëndrueshëm në Ministrinë e mbrojtjes së mjedisit. Fituesit e tjerë i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.circularnezajednice.rs/izabrani-dobitnici-circularnih-nagrada/
Komuna e Bujanocit është një nga katër qeveritë lokale në Serbi që u zgjodh për hartimin e Udhërrëfyesit të ekonomisë qarkullore pra riciklimi. Programi zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së mbrojtjes së mjedisit, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondit Global të Mjedisit (FGM) dhe do të zgjasë deri në vitin 2029.
“Në nëntor të vitit 2023, komuna e Bujanocit u zgjodh si një nga katër qeveritë lokale, së bashku me qytetin e Somborit, qytetin e Pançevës dhe komunën e Medvegjës, për hartimin e Udhërrëfyesit të ekonomisë qarkullore, i cili u kompletua për komunën e Bujanocit më 02.04.2024. “, thotë Snezhana Millosheviq, këshilltare për ekologji dhe mbrojtje të mjedisit në Komunën e Bujanocit.
Gjatë vitit 2024, përmes këtij programi, shpjegon Millosheviq, është shpallur një thirrje publike për iniciativa për integrimin e grumbulluesve joformalë të lëndëve të para dytësore në sistemin formal të menaxhimit të mbeturinave – çmime qarkore.
“Në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit, Shoqata Qendra Humanitare Rome – QHR Bujanoc ka aplikuar në këtë Thirrje publike me projektin inovativ “Ekonomia në ekologji” që ka të bëjë me vendosjen e platformës digjitale për menaxhimin e duhur të mbeturinave jo të rrezikshme për bashkëqytetarë të interesuar. Risia konsiston në faktin se rrjetet sociale do të përdoren për të zhvilluar ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e përzgjedhjes parësore të mbetjeve dhe se, përveç materialeve ekzistuese të riciklueshme që grumbullon Qendra Humanitare Rome nga grumbulluesit informalë dhe ua dorëzon operatorëve të autorizuar për trajtim të mëtejshëm. (paketimi PET, qese plastike, ambalazhe qelqi dhe kanaçe alumini), duhet të përfshihen edhe mbeturinat e tekstileve”, thotë Millosheviq.

“Në hapësirat e Qendrës Humanitare Rome – QHR në Bujanoc, nga fillimi i vitit 2025 do të fillojë me punë punëtoria e posaçme për përpunimin e mbeturinave të tekstilit – veshjeve dhe elementeve të tekstilit për amvisëri (krevat, perde, leckë për fshirje etj.), në mënyrë që mbetjet e tekstilit të përpunohen në një produkt të ri (rroba industriale për dyqane riparimi makinash, jastëkë karrige, dyshekë dyshemeje, lodra prej lecke, çanta për blerje, çanta paketimi riciklohen etj.) dhe në këtë mënyrë në vitin 2025 do të zvogëlojmë për 0,1 % sasinë totale të mbeturinave prej 18.000 tonësh që çdo vit deponohet në deponinë josanitare të qytetit në Bujanoc”, shpjegon ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *