Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 4. dhjetor 2024. – Rregullimi i sheshit në Bujanoc do të jetë punë e Organizatës Turistike të Bujanocit (OTB). OTB ka pranuar 2 milionë dinarë nga Ministria për pajtim, bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit social. Këto para do të përdoren për rregullimin e sheshit të qytetit.
Plani është rinovimi i plotë i shëtitores së qytetit, nga rregullimi i stolave deri te instalimi i internetit falas. Sheshi qendror i qytetit është rikonstruktuar plotësisht në vitin 2015.
Foto: Salihi te ministri
Rregullimi përfshinë edhe vendosjen e çadrave
– Projekti quhet “Përmirësimi i kushteve për zhvillimin turistik të qytetit të Bujanocit përmes përmirësimit ekologjik dhe estetik të zonës”. Me të kemi aplikuar në Ministrinë e udhëhequr nga z. Usame Zukorliq. Për rregullimin e sheshit kemi marrë 2 milionë, aq sa kemi kërkuar, – thotë drejtori i OTB-ës, Adem Salihi.
Projekti duhet të zbatohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, nga janari deri në qershor.
– Po planifikojmë të zëvendësojmë stolat, zhardinjeret, koshat e plehrave në shëtitore, për të krijuar një zonë interneti falas. Por edhe për të lejuar qytetarët të karikojnë telefonat falas në qendër. Gjithashtu, planifikojmë të vendosim çadra përgjatë shëtitores, siç kanë bërë në Vranjë apo në disa qytete të tjera më të mëdha – shpjegon Salihi për portalin tonë.
Salihi vizitën e tij në Beograd e shfrytëzoi edhe për të biseduar me nënkryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Edin Gjerlek. Në bisedë mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi.
– Biseda ishte shumë efektive dhe kishte të bënte me problemet urgjente në Bujanoc. Folëm për problemet me deponinë, me furnizimin me ujë, për mungesën e kamionëve të plehrave. Ata treguan një vullnet të fortë për të na ndihmuar dhe shpresojmë që kjo të zgjidhet sa më shpejt – shton Salihi.
Ai shton se Edin Gjerlek dhe Usame Zukorliq do ta vizitojnë Bujanocin në periudhën e ardhshme.
Početna EKONOMI RREGULLIMI I SHESHIT, KËTO JANË PUNIMET QË DO TË BËHEN NË SHETITORE ME 2 MILIONË DINARË
RREGULLIMI I SHESHIT, KËTO JANË PUNIMET QË DO TË BËHEN NË SHETITORE ME 2 MILIONË DINARË
Bujanovačke5. Dec 2024.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKOSOVA U MUNDËSON SHQIPTARËVE NGA KËTO TRI KOMUNA REGJISTRIMIN E PRONAVE
Next PostDENONCIM NDAJ MJEKUT PËR SHKAK TË VDEKJES SË FOSHNJES