Načelnici: Urošević i Mustafa

ADMINISTRATA KOMUNALE: UROSHVIQ ZËVENDËS,MUSTAFA KRYESHEF

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. dhjetor 2024. (Foto: Urosheviq dhe Mustafa) – Në krye të Administratës Komunale në Bujanoc do të jetë Selami Mustafa, ndërsa zëvendës i tij do të jetë progresisti, Millosh Urosheviq. Mustafa të enjten ka konfirmuar për Bujanovaçke se konkursi ka përfunduar dhe se tani pritet që Këshilli komunal të marrë vendim për emërimin.
Konkursi i shpallur në fillim të nëntorit vetëm zyrtarizoi vendimin politik që Mustafa (Fronti për Ndryshim), i cili tashmë është në krye, por si ushtrues detyre, do ta drejtoj Administratën komunale, ndërsa një nga progresistët do të jetë zëvendësi i tij.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se sipas marrëveshjes së koalicionit të shumicës qeverisëse, posti i zëvendëskryeshefit i ka takuar PPS-së.
Mustafa po ashtu tha se për këto pozita nuk ka pasur kandidatë të tjerë, gjegjësisht se askush tjetër përveç tij dhe Urosheviqit nuk ka aplikuar në konkurs.
Urosheviq në pozitën e re në Komunë vjen nga pozita e sekretarit të gjimnazit “Sveti Sava” në Bujanoc. Ai është gjithashtu sekretar i Bordit Komunal të PPS-së.
Mustafa dhe Urosheviq do të marrin mandate prej 5 vitesh, siç parashihet në konkurs. Të dy janë të diplomuar për drejtësi.
Këshilli Bashkiak pritet t’i emërojë në postet e tyre javën e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *