MBETET PËR VITIN TJETËR, RINOVIMI I SHKOLLËS NË LLUÇAN

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. dhjetor 2024. Rinovimi i shkollës në Lluçan do të jetë në buxhet për vitin 2025, sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë. Për rindërtim janë paraparë 94 milionë dinarë, tha kryeshefi i Drejtoratit për financat, Boban Pavlloviq, duke shpjeguar një tjetër rishikim të buxhetit në seancën e Kuvendit të komunës.
Bujanovaçke paraprakisht kishte raportuar se me rishikimin e planifikuar është hequr nga buxheti rindërtimi i shkollës në Luçan, për të cilën priten 54 milionë dinarë nga shteti.
Pavlloviq tha se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë rindërtim, gjegjësisht se Qeveria tashmë ka marrë vendim për ndarjen e 94 milionë dinarëve për këtë shkollë.
Këtë rishikim Pavlloviq e ka quajtur si vendim të detyruar, për shkak të parave të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, për të cilin ka shkruar edhe Bujanovaçke.
Ndryshim ka edhe në buxhetin për gjoba dhe dënime, i cili është rritur për 5 milionë shtesë, në 68 milionë dinarë përfundimtarë.
Në buxhetin fillestar, të cilin e kishte miratuar ish-Qeveria, ishin paraparë vetëm 23 milionë dinarë për gjoba dhe dënime që komuna duhej paguar.
Pas rishikimit, që po diskutohet gjerësisht në Kuvend, buxheti komunal për vitin 2024 do të reduktohet për 55 milionë – në 1,436 miliardë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *