AMBASADA E SHQIPËRISË I NDANË MIRËNJOHJE KRYETARIT TË KKSH-së

Bujanoc, 24. dhjetor 2024. Ambasada e Shqipërisë nderoi kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH). Nevzad Lutfiu mori një çertifikatë mirënjohjeje nga Bardhyl Canaj, Ambasadori i Shqipërisë, për “Kontribut në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar”. Canaj ia ndau mirënjohjen në Bujanoc.

Lutfiu e konsideroi këtë mirënjohje si nderin më të madhë që ka përjetuar në jetën e tij:
“Për kontributin tim në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar, dhe për gjurmët e rëndësishme të lëna në marrëdhëniet me shtetin shqiptar”, Ambasada e Shqipërisë më vlerësoi me një çertifikatë mirënjohjeje. Kjo është një njohje shumë e çmuar dhe një thesar që do t’ia lë trashëgim djalit tim!” – tha Lutfiu në publikimin e tij




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *