Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24 korrik 2020 – Në momentin kur epidemiologët dhe Ministri Zlatibor Llonçar parashikojnë rritje të numrit të personave të prekur me Covid – 19 në në Bujanoc dhe Preshevë, në spitalin Covid në Banjë të Bujanocit ende nuk ka asnjë pacient të pranuar, edhe pse, siç thotë drejtori Goran Nedeljkoviq, ky ent i rehabilitimit, për dallim nga ditët e mëparshme, tani më është pajisur për trajtim spitalor të personave të infektuar me Covid-19.
Gjithashtu enti është paisur me një bombolë oksigjeni, e cila mungonte në fillim të funksionimit në kuadër të sistemit të spitaleve covid, andaj për këtë arsye edhe nuk ishte i mundur pranimi i pacientëve për trajtim. Sidoqoftë, kjo duket se nuk është e mjaftueshme, duke marrë parasysh që Ministri Llonçar deklaroi se pacientët e prekur nga Covid – 19 nga këto dy qytete do të dëgohen për trajtim në Leskoc.
– Jemi paisur me një bombolë oksigjeni, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për një ose dy pacientë, dhe tani jemi në gjendje të ofrojmë trajtim të pacientëve me oksigjenoterapi, nëse është e nevojshme. Ditëve në vijim presim të pajisemi me më shumë bombola oksigjeni. Për fat të mirë, pacientë nuk ka dhe shpresoj se nuk do të ketë asnjë, sepse kjo do të nënkuptonte se kemi përmirësim të gjendjes me pandeminë – tha të premten Nedeljkoviq për Bujanovaçke.
Për dallim nga fillimi i javës, kur spitalit të parë Kovid në territorin e Bujanocit, sipas deklaratës së atëhershme të drejtorit, i mungonte praktikisht gjithçka, tani paisjet themelore janë instaluar, dhe ato janë në sasi të mjaftueshme.
Kapaciteti i Banjës së Bujanocit është rreth 150 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë deri më 23 qershor, në territorin e Bujanocit janë regjistruar 93 raste me Covid-19.