fbpx

NË MUNGESË TË BOMBOLAVE ME OKSIGJEN, NË BANJË TË BUJANOCIT NUK KA TRAJTIM TË PACIENTËVE TË INFEKTUAR ME COVID – 19

Shkruan: N. Stevanoviq 

Nedelkoviq

Bujanoc, 21 korrik 2020 – Spitali Kovid në Banjë të Bujanocit nuk mund të pranojë pacientë sepse personeli i këtushëm nuk është i trajnuar të ofrojë oksigjenoterapi, e cila konsiderohet e domosdoshme në trajtimin e pacientëve të sëmur nga Covid-19. 

Për shkak të mungesës së bombolave me oksigjen, sipas drejtorit Goran Nedeljkoviq, stafi i spitalit u detyrua të refuzojë pranimin e pacientit të parë ditën e martë, i cili ishte lëshuar nga Spitali i Vranjës me qëllim që fazën e fundit të trajtimit ta vazhdonte në Banjë të Bujanocit. 

Deri sa nuk kemi oksigjenoterapi, e cila është praktikisht është thelbësore në trajtimin e Covid-19, pranimi i pacientëve nuk ka asnjë kuptim. Pikërisht tani ishim të detyruar të kthenim mbrapsht pacientin që këtu ishte sjellë nga Spitali i Vranjës -reparti i sëmundjeve interne, ka shumë të ngjarë që ishte rast i lehtë, i cili tashmë ishte trajtuar, por nuk duhet të rrezikojmë të futemi në një situatë ku gjendja e tij papritmas mund të përkeqësohet, gjë që shpesh ndodh te të sëmurët me Covid-19, ndërkohë që ne nuk jemi të paisur as me oksigjen. – thotë Nedelkoviq. 

Ky pacient do të duhet të kthehet përsëri në Vranjë ose në shtëpi. 

Kur u pyetën nëse kishte indikacione për ndonjë furnizim të shpejtë të Banjës së Bujanocit me bombola oksigjeni, drejtori u përgjigj se ishte informuar se do të furnizohej me një bombolë nga një ambulancë rurale në zonën e Klenikut. 

Nedeljkoviq thotë se spitali i parë covid në Bujanoc ka mungesë edhe të materialit harxhues, gjilpëra, kanila, paisjet për infuzion, tretësirat dhe “shumë gjëra të tjera”. 

Resorti shëndetësor në Banjë të Bujanocit që nga e hëna edhe zyrtarisht është  shëndrruar në spital Covid, i destinuar për hospitalizimin e pacientëve me një pasqyrë klinike më të butë. 

Hyrja e Banjës së Bujanocit në rrjetin e Spitaleve covid ishte e domosdoshme për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve në zonën e Bujanocit dhe mbingarkesës së Qendrës Shëndetësore në Vranjë. 

Deri të martën, numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 në Bujanoc ishte rritur në 73.




Leave a Reply

Your email address will not be published.