fbpx

Rasti deponia: Komuna ndan 500.000 për Komunalinë, u kërkuan 1.5 milion

Bujanovac, 22.09.2020- Shtabi Komunal për Situata Emergjente i komunës së Bujanocit ka ndarë sot 500 mijë dinarë për N.P. Komunalia si ndihmë për mbulimin e shpenzimeve pas sanimit të gjendjes pas shpërthimit të zjarreve.

Për këtë qëllim ndërmarrja në fjalë, sipas komandantit të shtabit, Nagip Arifi, kishte kërkuar 1.5 milion dinarë.

Por kërkesës nuk i’a kishte bashkangjitur shumën e mjeteve të kërkuara dhe as faturën e shpenzimeve.
Të paktën kjo nuk ishte në pjesën e materialit të seancës së sotme.

Kryetari i komunës Nagip Arifi tha se komuna nuk mund të ndajë aq mjete.

N.P. Komunalia ditë më parë kishte angazhuar një firmë private për sanimin e gjendjes me arsyetim se me forcat e veta nuk kishin mundur ta zgjidhnin situatën për shkak të havarive në makineri.

Pika e rendit të ditës rreth Komunalisë shkaktoi edhe polemika në takimin e Shtabit Komunal.
Debati kishte të bënte në relacionin Komunalia-Shërbimi i Zjarrëfikësve.

Komandanti i këtyre të fundit tha se deponia është në ingerenca të Komunalisë dhe se ka qenë e pamundur që me stafin në dispozicion të dilet në ndihmë me rastin e zjarreve në Komunali.

Në seancën e sotme u tha se akoma nuk është arritur të zbulohen personat që dyshohet se shkaktuan zjarrin tek deponia e qytetit.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published.