HAPET NË MEDVEGJË ZYRA E KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Bujanoc, Medvegjë, 11 dhjetor 2020 – Sot në Medvegjë është hapur Zyra e Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Serbi (KKSH).

Në hapjen e kësaj Zyre morën pjesë Kryetari i KNSH-ës Ragmi Mustafa dhe deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi.

Mustafa njoftoi në profilin e tij në FB se Zyra do t’u shërbejë shqiptarëve në këtë komunë.

Që pas zgjedhjeve lokale të 2019-ës, partitë shqiptare nuk janë pjesë e qeverisjes lokale në këtë komunë.

Ditët e fundit, Medvegja ka qenë në qendër të bisedimeve midis liderëve shqiptarë në Serbi dhe përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe kosovare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *