Bujanoc, 14 korrik 2021. – Në Komunën e Bujanocit deri më tani janë imunizuar pak më shumë se 18,000 qytetarë, ndërsa rreth 9,500 prej tyre kanë marrë të dy dozat e vaksinës, tha për Bujanovaçke Dr. Afërdita Mustafa, koordinatore për imunizim në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Sipas vlerësimeve të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare Komunën e Bujanocit ka 38.000 banorë, është e qartë se përqindja e vaksinuarve është rreth 50 përqind.
– Bëhet fjalë për përgjigjen e shkëlqyeshme të qytetarëve të komunës së Bujanocit, nëse dihet se vetëm fëmijët në komunën tonë kanë rreth 10.000 kartela të sigurimit shëndetësor – thotë bashkëbiseduesja.
Siç theksoi ajo, nuk ka vonesa në vaksinimin në këtë ent, kështu që me njërën nga vaksinat në dispozicion, brenda një dite imunizohen mesatarisht rreth 50 persona.
– Përveç vaksinimit përmes e-qeverisjes, qytetarët mund të marrin edhe vaksinën Pfizer pa caktuar termin, gjithçka që duhet të bëjnë është të vijnë te ne dhe të regjistrohen në mënyrë që të kërkojmë dozat e nevojshme. Përndryshe, vaksina kineze është në dispozicion pa ndonjë konvokim të terminit, mjafton vetëm se paraqitja te Shërbimi përkatës i Shtëpisë së shëndetit – thotë Dr. Mustafa.