BUJANOCI NUK KALOI NË KONKURSIN E MINISTRISË PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA

Bujanoc, 23. gusht 2021. – Bujanoci nuk është në mesin e qyteteve dhe komunave të cilave u janë miratuar fonde për heqjen e deponive ilegale, nga konkursi i Ministrisë së mbrojtjes së mjedisit.

Bujanoci nuk është në mesin e 6 komunave të jugut të Serbisë, të cilave iu është pranuar dokumentacioni i konkursit për bashkëfinancim të projekteve nga Konkursi për parandalimin e deponimit dhe largimit ilegal të mbeturinave.

Nga Ministria përkatëse mjetet për këtë dedikim do t’iu ndahen komunave Vllasotincë, Babushnicë, Bosilegrad, Dimitrovgrad, Bllace dhe Medvegja.

Deponitë ilegale janë një nga “problemet e nxehta” në komunën tonë, për të cilat Bujanovaçke shkruan rregullisht.

Me këtë rast do të përmendim vetëm deponitë mbi Trnoc dhe përgjatë brigjeve të lumenjve Morava Jugore dhe ai i Tërnoci.

Bujanovaçke pret përgjigje nga shefi i kabinetit, Sali Salihi, në pyetjen pse nuk kaloi në Ministri projekti i Komunës së Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *