LEXUESIT: TË INFEKTUARIT ME COVID – 19 SHETISIN NËPËR BUJANOC, FUTEN NË SHITORE DHE VENDE TË TJERA PUBLIKE

Bujanovaçke, 30.gusht 2021.

Bujanoc, 30 gusht 2021 – Disa lexues të shqetësuar na thanë se disa qytetarë të Bujanocit, edhe pse janë pozitivë në Covid – 19, ecin lirshëm nëpër qytet, shkojnë në dyqane dhe vende të tjera publike.

-I shohim në dyqanet lokale, tregjet dhe vendet e tjera publike. Nëse i paralajmëron se duhet të qëndrojn në shtëpi, si justifikim e marrin bartjen e maskës, ndërsa thonë se edhe pse pse janë të infektuar, nuk kanë simptoma, na thonë lexuesit.

Andaj, përmes Bujanovaçkes, këta u bëjnë thirrje këtyre bashkëqytetarëve të pandërgjegjshëm që të mos rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve të tjerë me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, dhe autoritetet të zbulojnë dhe ndëshkojnë të gjithë ata që shkelin masën e vetëizolimit.

Në këtë moment, ata nuk duan të zbulojnë identitetin e bashkëqytetarëve të papërgjegjshëm, por duan t’u bëjnë thirrje atyre përmes Bujanovaçkes që të bëhen seriozë, mirëpo paralajmërojnë se do t’i publikojnë emrat dhe mbiemrat e tyre nëse i shohin sërish në qytet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *