GJATË VIKENDIT NË BUJANOC, 10 TË PREKUR ME COVID – 19

Bujanoc, 27. shtator 2021 – Gjatë fundjavës, në Bujanoc u konfirmuan 10 raste të reja me Covid – 19, nga ai numër, një rast u raportua të Dielën, ndërsa një ditë më parë ishin regjistruar 9 raste të reja.

Që nga fillimi i shtatorit, janë 274 banorë të komunës së Bujanocit të prekur me Covid – 19.

Nga 340 persona të testuar në nivel të Rrethit të Pçinjës, të dielën u konfirmuan 119 raste pozitive, sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Në 24 orët e fundit, më shumë të infktuar kishte në Vranjë-81, e ndjekur nga Surdulica me 23, Vladiëin Hani me 13, dhe nga një në Bujanoc dhe Bosilegrad.

142 pacientë u shtruan në spitalet Kovid të QSH Vranjë.

Të gjithë ata janë të infektuar me Covid – 19 dhe që kanë pneumoni, ndlrsa ka 61 pacientë me oksigjenoterapi.

10 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 5 u liruan, dy prej të cilëve u transportuan në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *