KOMUNA: 30 MILIONË DINARË PËR ASFALTIM RRUGËSH

Bujanoc, 01. tetor 2021 – Në Bujanoc, Tërnoc, Konçul, Lluçan dhe Dobrosin, do të asfaltohen rrugë dhe rrugica, investim ky në shumë prej 30 milionë dinarë, njofton qeverisja komunale.
Vetë administrata lokale njoftoi se të enjten është nënshkruar kontratë me Kompaninë “Saba Bellça” për ekzekutimin e punëve në projektet e infrastrukturës në disa lokacione të komunës.
Vlera e kontratës është 29.28 milionë dinarë, ndërsa siç është bërë e ditur nga Komuna, punimet do të fillojnë së shpejti.
– Qyteti i Bujanocit, Tërnoci, Konçuli, Lluçani dhe Dobrosini së shpejti do të kenë rrugë të reja të asfaltuara – thuhet në njoftim.
Të gjitha këto projekte të infrastrukturës janë planifikuar në buxhetin e komunës për këtë vit.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *