SËRISH NUMËR DYSHIFROR I TË PREKURVE ME COVID – 19 NË BUJANOC

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 12 tetor 2021. – Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 11 të prekur me Covid – 19.

Që nga fillimi i tetorit, në Bujanoc janë regjistruar 123 persona të prekur me Covid – 19.

Në nivelin e Qarkut të Pçinjës dje u testuan 515 persona, nga të cilët 138 ishin pozitivë në Covid – 19.

Sipas numrit të rasteve pozitive, Vranja edhe më tutje është në vendin e parë me rreth me 79 të infektuar, 16 janë nga Surdulica, 15 nga Vladiçin Hani dhe 13 nga Tërgovishta.

Numri një shifror i pacientëve për 24 orët e fundit është regjistruar vetëm në Bosilegrad, ku janë regjistruar 3 raste të reja, dhe Preshevë me një rast pozitiv në Covid – 19.

Në spitalet Kovid të Vranjës në trajtim spitalor janë 114 pacientë, të gjithë pozitiv në Covid – 19.

64 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 12 pacientë, ndërsa 17 u liruan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *