fbpx

VALON ARIFI: SHQIPTARËT DUHET TË BISEDOJNË ME QEVERINË E SERBISË

Bujanoc, 18 nëntor 2021 – Duhet të përkrahet fillimi i dialogut në mes të Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përkundër individëve që vetëm do të “shisnin mend”, thotë aktivisti nga Presheva, Valon Arifi.
– Nëse i pyet: pse Lugina nuk do të dialogonte me Qeverinë e Serbisë me ndërmjetësim ndërkombëtar, thonë se Qeveria e Serbisë përbëhet nga ish bashkëpunëtorët e Millosheviqit dhe Sheshelit. Me këtë thua se zbuluan Amerikën! Ata mendojnë se po të bisedosh me ta do të thotë të fshish të shkuarën, ndërsa nëse nuk dialogon me ta është sikur do t’i çosh në burg për krime lufte. Me këtë qeveri po bisedojnë SHBA-ja, BE-ja, Albin Kurti dhe Edi Rama mirëpo edhe kritikët e dialogut nuk ngurrojnë të flasin me qeverinë kur bëhet fjalë për tenderat, punësimin dhe privilegjet e tjera. Në fund të fundit, edhe ata kritikë marrin rrogë nga ky shtet – thotë Arifi.
Ai shton se kundërshtarët e dialogut si arsye e thonë se Serbisë nuk i besohet, sepse nuk i zbaton marrëveshjet, mirëpo Arifi i pyet se çfarë i pengon ata të bëjnë presion për të ndryshuar një qasje të tillë.
– Ose është më e lehtë ta lëmë të qetë Qeverinë e Serbisë dhe thjesht t’iu thuash: nuk ju besojmë, mirëpo kjo është në favor të Qeverisë së Serbisë. Ata e duan atë. Që ne vetëm të ankohemi, të portretizohemi si viktima në një fshat të largët. Kështu Beogradi do të arsyetohet, sepse do të thonë se janë për dialog, por që Lugina nuk e dëshiron këtë – thekson Arifi.
Për ata që thirren në referendumin e vitit 1992 dhe kërkojnë që të zhvillohet dialogu në Bruksel, ndërsa Kosova angazhohet për reciprocitetin, Arifi tha se kërkesa të tilla janë bërë për 30 vjet dhe asnjë nuk është përmbushur.
– Çfarë duhet bërë ndërkohë? A duhet të flemë dhe të presim të na ftojnë në Bruksel, nëse na ftojnë ndonjëherë? Apo të shajmë Bashkimin Evropian dhe Amerikën që nuk na ftojnë? Apo të shajmë Albin Kurtin dhe Edi Ramën – pyet Arifi.
Ai pyeti gjithashtu se si e pengon dialogun në Bruksel dialogu i brendshëm mes shqiptarëve dhe Beogradit, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, për zgjidhjen e problemeve jetësore të qytetarëve.
– Sikur të dialogoni me Qeverinë, kërkesat tona nuk do të realizohen ose nuk do të realizohet ajo që do të arrihet në Bruksel. Kanë kaluar njëzet vjet pa dialog dhe duan një përfundim tjetër duke bërë të njëjtën gjë dhe duke menduar njësoj gjatë gjithë kohës”, ka përfunduar Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *