fbpx

NË BUJANOC 46 TË VDEKUR NGA COVID – 19, 41 TË PAVAKSINUAR

Bujanoc, 24 Nëntor 2021. – Nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit nga covid-19 kanë vdekur 46 persona nga Komuna e Bujanocit, prej të cilëve 41 ishin të pavaksinuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti i Shëndetit Publik në Vranjë, të publikuara nga Qendra për Gazetari Hulumtuese (CINS), në mesin e të vdekurve, vetëm pesë ishin të vaksinuar, ose 10.8 për qind,.

Në të njëjtën periudhë, virusi Covid – 19 mori 28 jetë në Preshevë, prej të cilëve 24 ishin të pavaksinuar.

261 raste të vdekjeve nga Covid-19 u regjistruan në Vranjë, 235 prej të cilëve nuk ishin të vaksinuar.

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, për më pak se 10 muaj të këtij viti, në territorin e Qarkut të Pçinjës kanë vdekur 451 persona me kovid të diagnostikuar, prej të cilëve rreth 400 nuk ishin të vaksinuar.

Midis numrit të vogël të personave të vaksinuar që vdiqën në rrethin e Pçinjës, një person mori dozën e parë të Astra Zeneka, një u vaksinua me Sputnik V, ndërsa dy burra morën Pfizer si dozën e tretë pas Sinofarmit.

Të tjerët janë vaksinuar me vaksinën kineze, në periudhën janar-mars të këtij viti.

– Rastet e para të vdekjeve në mesin e personave të vaksinuar në muajin shkurt janë persona të cilët janë infektuar menjëherë para ose pas imunizimit me dozën e dytë – thuhet në Entin për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Shumica e të vdekurve të vaksinuar ishin mbi 70 vjeç, që kishin edhe sëmundje kronike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *