fbpx

NESËR NË FAKULTETIN EKONOMIK: DIALOGU MBI “PLANIN 7 PIKËSH”

Bujanoc, 23nëntor 2021. – Në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc sot fillon dialogu “Plani shtatëpikësh” me temë mbi arsimin, i organizuar nga Trupi Koordinues, në bashkëpunim me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut e pakicave dhe Dialogun Social.
Fillimisht, Ministrja e të Drejtave të Njeriut e të Pakicave dhe Dialogut Social, Gordana Çomiq, të hënën do të mbajë një ligjëratë për studentët, ku do të flasë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave nga kompetenca e kësaj Ministrie.
Në kuadër të vizitës dyditore të punës në Bujanoc, të martën është paraparë dialog për arsimin.
Në pjesën hyrëse të takimit, përveç ministres Çomiq, do të flasin edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Arsimit Branko Ruzic, shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *