AMBULANCA KOVID SHKURTON ORARINE PUNËS

 

Bujanoc, 29 Nëntor 2021. – Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike, Ambulanca Kovid në Bujanoci po i kthehet orarit të rregullt të punës, kështu që më nuk do të punoj deri në ora 22.00, sikur deri më tani, por deri në ora 20.00, njoftojnë nga Shtëpia e shëndetit.
“Ende ka një numër të konsiderueshëm të ekzaminimeve sepse të gjitha infeksionet respiratore dhe gjendjet febrile kalojnë përmes Ambulancës Kovid, por ka më pak infeksione me Covid – 19, kështu që puna e Ambulancës Kovid është shkurtuar për dy orë, dhe do të punoj deri në ora 20.00 e jo si deri më tani, deri në ora 22.00 orë” – tha për Bujanovaçke Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Ajo shtoi se gjatë muajit nëntor në Ambulancën Kovid janë kryer 2199 ekzaminime, nga të cilat 138 kanë rezultuar pozitive për koronavirus, që është një numër dukshëm më i ulët i pacientëve krahasuar me muajin shtator dhe tetor.
Kujtojmë, se në Komunën e Bujanocit numri i të sëmurëve në muajin shtator ishte 322, ndërsa në tetor janë regjistruar 252 raste.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *