QYTETARËT: KOMUNA JOTRANSPARENTE, NUK E DIJMË SE KU I SHPENZON MJETET KOMUNA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1 dhjetor 2021 – Qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me transparencën e vetëqeverisjes lokale të Bujanocit, sidomos kur është fjala për çfarë dhe si shpenzohen paratë publike. Rreth 93 për qind, e qindra pjesëmarrësve në anketën e bërë nga portali ynë, besojnë se pushteti komunal nuk është transparent.

Shumica – 54,7 për qind e qytetarëve të pakënaqur besojnë se ka më pak transparencë në fushën e investimeve, kurse gati 37 për qind e kanë deklaruar buxhetin, në përgjigje të pyetjes “Cila fushë e punës së administratës komunale është më pak transparente për qytetarët”.

-Kur dhe për çfarë po i shpërdoroni paratë e popullit (tani)? – është një nga pyetjet e lexuesve që sublimon mendimin e shumicës dërrmuese të pjesëmarrësve në anketë për transparencën e vetëqeverisjes lokale.

Mes të pakënaqurve janë rreth 2 për qind e atyre që kanë përmendur si arsye mostransparencën në punësim.

Vetëm 12.3 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen “A është vërtet se komuna e Bujanocit është në shërbim për qytetarët?”.

Një opinion pak më i mirë është për faqen e komunës, për të cilën 16.4 për qind e qytetarëve mendojnë se ofron informacion të mjaftueshëm, 72.6 për qind nuk mendojnë kështu dhe 11 për qind nuk e ndjekin fare.

Ndër komentet në rubrikën “Tregoni çfarë është pozitive në punën e komunës”, dominon “Asgjë”.

Mirëpo, ka edhe komente më të gjera: “Vështirë të gjendet diçka pozitive, sepse gjithçka bëhet në heshtje, ti mua – unë ty, nepotizëm, thithje të parave nga qytetarët e Bujanocit për përfitime personale”

“Turp se çfarë komune kemi”

“Është pozitive që ata rregullisht marrin rrogë nga buxheti i Republikës së Serbisë, dhe nuk respektojnë asnjë ligj të saj.”

Një lexues i Bujanovaçkes beson se Komuna “ka vullnet, por i mungon ekspertiza, efikasiteti, transparenca dhe bashkëpunimi institucional”.

Rezultati i anketës së Bujanovaçkes përkon me raportin e organizatës Transparency Serbia, sipas të cilit Komuna e Bujanocit është në vendin e fundit në tabelën të komunave me më pakë[ transparence në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *