Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. maj 2022. Drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili, thotë se nuk është në gjendje t’i parandalojë zjarret në deponinë e qytetit afër Bujanocit, për shkak se rrethoja dhe trau, të cilat i kishte premtuar dy vite më parë, siç thotë tani, nuk mund të vendosen për shkak të pronarëve të arave, ndërsa kamerat nuk mund të vendosen për shkak të energjisë elektrike. Drejtori u ankua se ishte “në hall të madh për shkak të kësaj deponie”.
– Ne kemi aty roje nga ora 7 e mëngjesit deri në 19 pasdite, por ai nuk mund t’i mbulojë të gjithë dhe t’i mbajë njerëzit atje larg nga deponia. Duhet të ketë mbikëqyrje policore apo inspektim komunal, por nuk ka asgjë nga kjo. Këtë problem e kam adresuar vitin e kaluar edhe meshkrim, por nuk kanë bërë asgjë – thotë Halili për Bujanovaçke.
Zjarri në deponinë po digjet me intensitet të ndryshëm tash e shtatë ditë dhe qytetarët e Bujanocit dhe fshatrave përreth janë të ekspozuar ndaj ndotjes së fortë dhe katastrofave mjedisore, tregojnë aparatet matëse të cilësisë së ajrit, për të cilat Bujanovaçke raporton vazhdimishtTërë natën kemi punuar në fikjen e zjarrit.
– Për fikjen e zjarrit kemi punuar gjatë natës. Kemi mbaruar rreth orës një e gjysmë, nuk e di kush dhe pse po i ndez mbeturinat. Ditën e djeshme atje kanë hedhur mbeturina deri në orën 17:00, ngase të dielave ne e pastrojmë qytetin dhe deri atëherë nuk kishte asgjë, por pas orës 19 filloi të digjej gjithçka – thotë Halili.
Më pas ai akuzoi sërish grumbulluesit e lëndëve dytësore për shkaktimin e zjarreve.
-Ne bëjmë mirëmbajtje të rregullt të deponisë por dikush me dashje, pra njerëzit që mbledhin lëndë dytësore, i djegin gomat dhe i nxjerrin telat. Rojtarët tanë janë sulmuar në dy raste dhe nuk mund ta marr ligjin në duart e mia. I rrezikoj edhe punëtorët atje – thotë drejtori.
Figura: Ndotja e ajrit e regjistruar më 10 maj
Ai theksoi se problemet do të evitohen me futjen në funksion të Stacionit transferues.
– Duhet bërë diçka më shumë rreth Stacionit transferues, duhet kyçur rryma, duhet betonizuar oborri përreth stacionit, asfaltimi. Mendoj se për këtë janë ndarë 20 milionë nga buxheti, por nuk e di deri ku kemi arritur me këtë. Unë vazhdimisht jam në kërkim të zgjidhjes. Nëse do të funksiononte Stacioni transferues, me siguri nuk do të kishte probleme të tilla – shtoi ai.
Kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, e cila duhet ta dijë se “deri ku është shkuar” me Stacionin transferues, nuk i është përgjigjur pyetjes së parashtruar nga Bujanovaçke.