Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 20. maj 2022. “shtrenjtë, e më shtrenjtë” – kështu komentojnë për Bujanovaçke qytetarët që vendosën të përgatiten me kohë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe të blejnë dru zjarri. Çmimi i peletit u rrit me 40 për qind.
Çmimi i lartë i materialeve për ngrohje jashtë sezonit për furnizuesit lokal nuk është befasi nëse merret parasysh situata në tregun e karburanteve dhe rrymës.
Me mbarimin e sezonit të ngrohjes, shumë banorë të Bujanocit, nga frika e rritjes së re të çmimit, filluan të blejnë dru zjarri.
Sipas furnitorit lokal, është e nevojshme të ndahen nga 50 deri në 55 euro për metër kub dru bungu, për dru pishe ndërmjet 28 dhe 30, ndërsa çmimi aktual i druve të ahuti është 50 euro, por sipas vlerësimeve të furnitorit, do të shkojnë deri në 70 euro për një metër kub.
– Gjithçka është shtrenjtuar, përfshirë edhe drurin, këto janë çmimet jashtë sezonit dhe sigurisht që do të jenë edhe më të larta në sezon. Kërkesa është e madhe, nuk është normale sa më thërrasin dhe kërkojnë dru, por problemi është se nuk kemi punëtor krahu, askush nuk do të punojë – thotë bashkëbiseduesi i Bujanovaçkes.
Një familje konsumon mesatarisht deri në 20 metra dru, kështu që llogaritja për qytetarët që ngrohen me dru në dimër është e thjeshtë.
– Nëse më duhet të lë mënjanë 900 euro jashtë sezonit, as nuk dua të mendoj se cilat do të jenë çmimet në sezon. Është shtrenjtë, nuk kam blerë akoma, por së shpejti po planifikoj. Siç më thanë furnitorët privatë, prerja e re ende nuk ka filluar – thotë një Bujanocas.
Sa për kujtesë, një metër kub dru bungu në tetor ka kushtuar nga 45 deri në 50 euro, ndërsa për një metër pishë nga 25 deri në 27 euro, për të cilën tashmë ka shkruar Bujanovaçke.
Nëse druri është i shtrenjtë, situata me pelet nuk është aspak më e mirë.
Në njërën nga depot e Bujanocit thonë se çmimi aktual i paletës së peletit është 330 euro dhe se ka indikacione se do të jetë 400 euro në sezon, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe ndërprerjet e furnizimit në treg si arsye të rritjes.
– Kërkesa është e madhe, pavarësisht se është mjaft e shtrenjtë dhe çmimi është gati 40 për qind më i lartë se nja dy muaj më parë. Njerëzit po monitorojnë situatën dhe duan të sigurojnë veten me kohë ngase sasitë janë të kufizuara – thonë në këtë depo.
Në sezon, kjo lloj ngrohje mund të blihej me çmim prej 230 deri në 250 euro, shtojnë ata.
Në anën tjetër, qiramarrësit në “Soliter” paguajnë rreth 8500 dinarë në muaj për sipërfaqen ngrohëse të banesës prej 60 metrash katrorë dhe siç u tha portalit tonë, kjo shumë paguhet gjatë gjithë vitit.
– Ne paguajmë ngrohje gjatë gjithë vitit, megjithëse sezoni zyrtar i ngrohjes zgjat nga tetori deri në prill. Në nivel vjetor është pak më pak se 1000 euro – thotë qiramarrësi i këtij pallati.
Për shkak të njoftimeve gjithnjë e më të shpeshta nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës për rritje të energjisë elektrike, është e paqartë se sa do t’u kushtojë konsumatorëve sezoni i ardhshëm i ngrohjes, për ata që ngrohen me energji elektrike.
– Nëse i krahasojmë të gjitha llojet e ngrohjes, ngrohja elektrike është ende më e lira, dhe është mirë që konsumi të kontrollohet, ngase ata që përdorin nxemset termoakumuluese, ktëë e bëjnë natën me tarifën më të lirë – thotë Bujanocasi, i cili vendosi të përdorë ngrohjen elektrike.
Për ngrohjen e një apartamenti prej 60 metrash katrorë në periudhën dhjetor-shkurt, në baza mujore duhet të ndahen nga 80 deri në 100 euro për energjinë elektrike.