KOALICIONI SHQIPTAR DO TË KËRKOJË ANULIMIN E ZGJEDHJEVE NË TËRNOC

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. maj 2022. – Koalicioni i shqiptarëve të Luginës do të kërkojë anulimin e votimit të përsëritur, në zgjedhjet për deputetë popullor në Tërnoc, të mbajtura më 27 maji, ka konfirmuar për Bujanovaçke, Shaip Kamberi – lideri i koalicionit shqiptar.

Afati për paraqitjen e ankesave në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) përfundon të hënën në mesnatë.

Në zgjedhjet e së premtes (27 maj), të përsëritura tani më për herë të dytë, në vendvotimin numër 6, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, të pamjaftueshme për mandatin e një deputeti.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, anëtarët e Këshillit zgjedhor, të emëruar nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, kanë shënuar në procesverbal një kundërshtim për votimin jashtë vendit të votimit.

Ata deklaruan se Koalicionit të shqiptarëve nuk u janë njohur 8 vota, duke i llogaritur ato si të papërdorura, megjithëse dukej qartë se numri 16 ishte i rrethuar në të tetë fletëvotimet, nën të cilat ishte lista zgjedhore e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Sipas Koalicionit shqiptar për hyrjen në Kuvend kanë munguar 12 vota.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *