fbpx

TURQIT DHE KOMUNA E BUJANOCIT DO TË NDËRTOJNË PARKUN NË BILAÇ

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 04 qershor 2022. Komuna e Bujanocit dhe Agjencia turke për zhvillim TIKA do të financojnë bashkërisht ndërtimin e parkut për fëmijë në fshatin Bilaç.

Agjencia turke do të marrë pjesë në projekt me 35.000 euro, ndërsa vetëqeverisja lokale do të ndajë 22.000 euro.

Në seancën e Këshillit komunal, të mbajtur të premten, është miratuar protokolli për bashkëpunimin mes dy palëve në realizimin e projektit.

Bujanoci paraprakisht kishte njoftuar se TIKA do të financojë edhe renovimin e objekteve të bashkësisë lokale në këtë fshat.

Përmes agjencisë TIKA, Turqia deri më tani, ndër të tjera, ka financuar rindërtimin e shkollës fillore në Tërnoc, ndërsa këtë verë Bujanoci ka marrë si donacion një kamion për grumbullimin e mbeturinave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *