DELEGACIONI NGA ZVICRA VIZITON BUJANOCIN, ARIFI I NJOFTOI MBI POZITËN E SHQIPTARËVE

Bujanoc, 26 shtator 2022. Një delegacion zviceran nga qyteti i Bernës ka vizituar të dielën Bujanocin për t’u njohur me problemet dhe kushtet në të cilat jeton komuniteti shqiptar, u kumtua nga Komuna.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi, i ka njohur zviceranët me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët.

– Arifi kërkoi mbështetjen e delegacionit të Bernës për ta ngritur çështjen shqiptare në Qeverinë e Zvicrës – njoftuan nga komuna.

Delegacioni u kryesua nga Hans Peter Berger, kryetar i Partisë Socialdemokrate për Berner Oberland, Roland Möhler, ekspert i historisë së Ballkanit dhe Ursula Marti Reinhardt.

Para Bujanocit ata kishin qëndruar për vizitë në Kosovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *