Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18 tetor 2022. (Foto KRZ) – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të marrë pjesë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), lista e të cilës u shpall të hënën nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ).
Selia e PDSH-së është në Preshevë, ndërsa në krye të kësaj komune për disa mandate ishte kryetari i kësaj partie, Ragmi Mustafa.
Bartës i listës zgjedhore “Partia Demokratike e Shqiptarëve – Dr. Sci. Ragmi Mustafa” është Enver Mehmeti.
Kjo është lista e pestë e shpallur nga KRZ për zgjedhjet e 13 nëntorit.
Para PDSH-së janë konfirmuar listat e Partisë Demokratike të Nagip Arifit, Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit, Lëvizjes për Progres Demokratik të Shqiprim Musliut dhe Alternativës për Ndryshim të kryetarit aktual të Preshevës, Shqiprim Arifi.