Bujanoc, 12. mars 2023. Sot, 20 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq, kryeministri i parë i Serbisë pas rënies së Sllobodan Millosheviqit më 5 tetor 2000.
Atentati mbi kryeministrin u krye para hyrjes në ndërtesës së Qeverisë së Serbisë më 12 mars 2003, ndërsa autor i drejtëpërdrejtë ishte Zvezdan Jovanoviq, pjesëtar i NJOS të Sigurimit Shtetëror.
Në deklaratën e parë pas vrasjes së kryeministrit, Qeveria e Serbisë identifikoi kriminelët nga i ashtuquajturi klani i Zemunit si organizatorë dhe autorë të atentatit dhe identifikoi ish-komandantin e Njësisë së Shpërbërë të Operacioneve Speciale (NJOS) Milorad Ulemek – Legija si drejtues të grupit, si dhe liderët i klanit kriminal të Zemunit, Dushan Spasojeviq – “Šiptar” dhe Mille Llukoviqit – Kumbara, kujton RTS.
Pak orë pas vrasjes së Gjingjiqit, në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, e cila zgjati deri më 22 prill, kur me propozim të Qeverisë së Serbisë ajo u hoq.
Gjingjiq u varros më 15 mars në Alenë e qytetarëve të merituar në Varrezat e reja në Beograd, ku morën pjesë më shumë se 70 delegacione të huaja shtetërore. Qindra mijëra qytetarë ishin në kortezhin mortor në rrugët e Beogradit.
Në operacionin policor “Shpata” vrasësi i kryeministrit, ish-ndihmës komandanti i NJOS-së Zvezdan Jovanoviq, ndihmësit e tij dhe disa pjesëtarë të tjerë të asaj njësie, si dhe shumica e anëtarëve të klanit të Zemunit dhe grupeve të tjera kriminale në vend, u arrestuan dhe u zbardhën disa vrasje të pazbardhura të viteve të mëparshme.
Në gusht të vitit 2003, u ngrit një aktakuzë kundër 44 personave për pjesëmarrje në vrasjen e kryeministrit Gjingjiq, dhe i pari në listën e të pandehurve, Milorad Ulemek Legija, iu dorëzua autoriteteve serbe më 2 maj 2004.
Gjyqi i të akuzuarve për vrasjen e kryeministrit Gjingjiç filloi më 22 dhjetor 2003, në Gjykatën e Qarkut në Beograd – Departamentin për Luftën kundër krimit të organizuar. Më 23 maj 2007 u shpallën fajtorë dhe në total u dënuan me 378 vjet burg.
Milorad Ulemek, ish-komandanti i “beretave të kuqe”, ishte dënuar me 40 vite burg për organizimin e atentatit ndaj kryeministrit. Me të njëjtin dënim është dënuar edhe Zvezdan Jovanoviq, autori i drejtëpërdrejtë i vrasjes dhe ish-zëvendësi i Ulemekut. Këto aktgjykime u konfirmuan nga Gjykata Supreme e Serbisë më 29 dhjetor 2008.
Zoran Gjingjiq lindi më 1 gusht 1952 në Bosanski Shamac. Me gruan e tij Ruzhicën – avokate, ai pati dy fëmijë.
Filloi studimet për filozofi në Beograd, por u arrestua dhe u dënua me një vit burg, së bashku me një grup studentësh nga Zagrebi dhe Lubjana, të cilët kundërshtonin regjimin autoritar.
Pas mbarimit të studimeve, ai nuk mundi të punësohej askund në vend, kështu që shkoi në Gjermani, ku doktoroi në Universitetin e Konstanzit dhe u kthye në Jugosllavi vetëm pas 12 vitësh dhe rënies së Murit të Berlinit.
Ai ishte anëtar i partisë demokratike që nga viti 1989, si një nga themeluesit e saj dhe presidenti më me ndikim.
Pas fitores së opozitës në zgjedhjet lokale të vitit 1997 dhe pas konfliktit me regjimin e Millosheviqit, ai u bë kryetari i parë i Beogradit që nuk ishte anëtar i partisë komuniste.
Gjatë vitit 2000, Zoran Gjingjiq ishte strategu dhe organizatori kryesor i fushatës së opozitës, e cila përfundoi më 5 tetor me largimin e Millosheviqit nga pushteti.
Në janar 2001, ai u bë kryeministri i parë serb, i cili nuk ka pas një të kaluar komuniste.
Në ekspozenë që ua dorëzoi deputetëve të Kuvendit Popullor të Serbisë, ai deklaroi se Serbia në dhjetë vitet e kaluara ishte lënë “në mëshirën e grupeve brutale të interesit brenda vendit dhe interesave ndërkombëtare nga jashtë, por ajo kohë kaloi më tetor 5.”
“Serbia ka marrë fatin e saj në duart e veta dhe ne e kuptojmë sot në kuptimin simbolik si 6 tetor, si fillimin e zbatimit të konsensusit kombëtar për ndryshime thelbësore”, tha Gjingjiq në atë kohë.
Gjatë mandatit të tij, në Serbi filloi procesi i demokratizimit të shoqërisë dhe reformave radikale ekonomike dhe sociale.
Në 20-vjetorin e vrasjes, Bozhidar Gjeliq – ministër në qeverinë e Zoran Xhinxhiqit, i tha Danasit se pas vrasjes së kryeministrit, nuk u shfaq asnjë person i kalibrit të tij që do të vazhdonte ta udhëheqë Serbinë në rrugën që ai hapi.
“Fatkeqësisht, pas vrasjes së Zoranit, diçka u thye në Serbi”, thotë Gjeliq.
ZORAN GJINGJIQ – 20 VJET PAS VRASJES SË KRYEMINISTRIT TË SERBISË
Bujanovačke13. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostBARNATORJA: RAFTET E ZBRAZËTA, PAGAT ME VONESË, DREJTORI KËRKON NDIHMËN E SHTETIT PËR TA SHMANGUR LIKUIDIMIN
Next PostVUÇIQ: DYERT E MIA JANË TË HAPURA PËR SHQIPTARËT, POR E PAKUPTIMT ËSHTË KËRKESA E TYRE PËR KOMUNA SHQIPTARE NË SERBI