GIOFRE PËR BUJANOVAÇKE: BEOGRADI DHE PRISHTINA T’I PËRMBUSHIN ZOTIMET QË KANË DHËNË

Bujanoc, 16. shtator 2023.- Dialogu dhe kompromisi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk kanë alternativë, ndërkohë që obligimet e të dyja palëve janë të përcaktuara me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, si dhe me marrëveshjen e arritur në Ohër këtë vit. Duhet të vendoset një sekuencë hapash në mënyrë që të dyja palët të përmbushin atë për të cilën janë zotuar, hap pas hapi. Të enjten, kryeministri Kurti nuk ka pranuar zgjidhje kompromisi, por dialogu nuk ka alternativë për shkak të jetës më të mirë të qytetarëve në në jug të Serbisë dhe në Kosovë, tha për Bujanovaçke, Emanuel Giofre, shef i Delegacionit të BE-së në Serbi.
Të premten ai ishte në jug të Serbisë dhe në fund të vizitës së tij ka biseduar me redaktorët e Bujanovaçkes dhe portalit shqiptar Folonline.
I pyetur nëse është caktuar kohëzgjatja e dialogut, për çfarë janë angazhuar të dyja palët deri më tani dhe cila do të ishte zgjidhja kompromisi për të cilën ai këmbëngul, bashkëbiseduesi ynë thotë:
– Nuk ka afate, por nuk mund të zgjasë pambarimishtë. Fokusi ynë është në zbatimin e asaj që është rënë dakord, para së gjithash, nga viti 2013, kur u dakordua për formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, të cilin e pranoi edhe Kuvendi i Kosovës. Ky është momenti për të zbatuar gjithçka për të cilën është rënë dakord. Pas dialogut të pasuksesshëm të së enjtes do të konsultohemi me anëtarët e BE-së, por është e qartë se dialogu nuk ka alternativë. I gjithë kuadri i dialogut ka kohë që është vendosur qartë, të dyja palët e kanë pranuar dhe kjo çështje duhet parë në kontekstin e të gjithë rajonit. Ne kemi nevojë për zgjidhje evropiane, ndërsa kompromisi është fitorja e dy palëve, kompromisi është modeli i BE-së, që në këtë kontekst të shohim marrëveshjen dhe kompromisin e të dy palëve. Hap pas hapi, fillimisht njëra palë bën diçka, pastaj tjetra, tha Giofre, por ai nuk specifikoi se për çfarë janë angazhuar konkretisht të dyja palët.
Duke folur për pozitën e shqiptarëve në jug të Serbisë, Zhiofre theksoi rëndësinë e zbatimit të Planit 7-pikësh të Qeverisë së Serbisë nga viti 2013, që ka të bëjë me integrimin e shqiptarëve.
– Ne duam zbatimin e atij plani dhe ia kemi përcjellë ministrive përkatëse dhe përfaqësuesve të shtetit, Trupit Koordinues. Këtu, në një bisedë me shqiptarët, dëgjuam se ka probleme të shumta, para së gjithash mosnjohja e diplomave nga Kosova, pastaj mungesa e integrimit, barrierat gjuhësore. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme për ne në BE dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është pjesë e negociatave që Serbia po zhvillon me BE-në. Minoriteti shqiptar duhet të përfaqësohet në të gjitha sferat e sektorit publik. Problem i madh është mosnjohja e diplomave dhe në tetor kemi një Samit në Tiranë si pjesë e Procesit të Berlinit ku do të diskutojmë edhe këtë, thotë Giofre.
Ai theksoi se BE-ja është duke punuar në projekte të shumta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në Bujanoc dhe Preshevë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *