ARIFI PAS TAKIMIT ME PËRFAQËSUESIN E USHTRISË AMERIKANE: KËRKOVA RENOVIMIN E SHKOLLËS NË LLUÇAN

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. dhjetor 2023. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot përfaqësuesin e Ushtrisë Amerikane në Ambasadën Amerikane në Beograd, nënkolonelin Daniel O’Connor. Arifi thotë se tema e bisedës kanë qenë çështjet e sigurisë, politikës dhe zhvillimit të gjithanshëm të komunës së Bujanocit, ndërsa ka kërkuar edhe renovimin e shkollës në fshatin Luçan.
-Kam kërkuar që Ambasada Amerikane në Beograd të financojë renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Luçan dhe kam dorëzuar një projekt për renovimin e kësaj shkolle. E njoftova për gjendjen e rëndë në këtë shkollë dhe nevojën urgjente për përmirësimin e kushteve për nxënësit – ka njoftuar Arifi pas takimit.
Ai, siç ka thënë, i ka kujtuar nënkolonelit O’Connor se kjo shkollë është simbolikisht e rëndësishme për qytetarët tanë, sepse aty janë zhvilluar negociatat për arritjen e paqes në mes të UÇPMB-së, zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *