KAMBERI: IDEJA MBI SHËRBIMIN E OBLIGUAR USHTARAK ËSHTË NJË TRUK MARKETINGU I VUÇIQIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. janar 2024. – Ideja për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është e papranueshme dhe do të refuzohet nga shqiptarët në jug të Serbisë, tha deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi.
Ai ka vlerësuar se njoftimi për rifutjen e ushtrisë së detyrueshme është para së gjithash një veprim strategjik i marketingut nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por që sigurisht është i papranueshëm për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
“Sot Serbia nuk kërcënohet nga asnjë shtet fqinj, përkundrazi rasti i 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë tregoi se kush e cenon integritetin e vendeve fqinje dhe kush është shënjestër e agresorëve”, ka thënë Kamberi në rrjetet sociale.
Sipas tij, rajoni ka nevojë për paqe dhe përparim, dhe këto vendime luftënxitëse, siç thotë ai, vetëm sa na kthjenë në vitet e nëntëdhjeta.
Nisma për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ka nisur pak ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.
Shumica e pjesëmarrësve në anketë të portalit tonë e mbështetën idenë për të cilën shkroi Bujanovačke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *