KOMUNA FORMON KOMISIONET PËR SHPËRNDARJEN PARAVE NGA BUXHETI I KOMUNËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24. janar 2024. (Foto nga arkivi i Këshillit komunal) – Komuna e Bujanocit ka formuar komisione për realizimin e konkurseve përmes të cilit paratë nga buxheti do të shpërndahen për ndërmarrësit lokalë, fermerët, klubet sportive, kulturën dhe shoqatat e qytetarëve.

Në seancën e parë të Këshillit komunal të hënën është formuar komisioni i cili do të vendosë për ndarjen e ndihmave të njëhershme për nxënësit e Komunës së Bujanocit.

Edhe vitin e kaluar komuna ka formuar komisione në janar, të cilat kanë kontribuar në përfundimin e konkurseve deri në verë, gjë që nuk ka ndodhur në vitet e kaluara. Megjithatë, sërish pati të pakënaqur.

Në buxhet janë paraparë 15 milionë për subvencione për ndërmarrësit, 13 milionë për fermerët, nga të cilat 4 janë nga Trupi Koordinues ndërkaq 15 milionë për ndihmë të njëhershme për studentët.

Komuna e Bujanocit edhe këtë vit do të jetë njëra nga ato që ndanë më së paku për sport, sepse në buxhet janë paraparë 6 milionë grante për klubet sportive. Për media janë paraparë 5.5 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *