ME 142.000 EURO KOMUNALIA BLENË KAMION NDËRSA ME 35.000 EURO KONTEJNERË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. shkurt 2024. Ndërmarrja publike “Komunalia”në Bujanoc blen një kamion Voma për kanalizim dhe kontejnerë për gjithsej 20.7 milionë dinarë. Tashmë janë hapur procedurat e prokurimit publik ndërkohë që kompania ka përgatitur 16.6 milionë dinarë (142.000 euro) për kamionin dhe 4.1 milionë ose 35.000 euro për kontejnerët.
Kontejnerët janë për fshatrat Levosojë, Nesalcë, Lluçan, Letovicë dhe Rakovc dhe synohet që sistemi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave të shtrihet edhe në këto fshatra.
Blerja e kontejnerëve dhe kamionit është paraparë me Programin e posaçëm të financuar nga Komuna e Bujanocit.
Ndërmarrja e shërbimeve komunale tashmë ka një kamion të posaçëm për zhbllokimin e ujërave të zeza, të ashtuquajturin Voma, por mjeti prishet më shpesh se sa përdoret, siç e kanë konfirmuar vazhdimisht qytetarët në rrugët e të cilëve ujërat e zeza ishin të tejmbushura dhe autoritetet nuk kanë mundur të bënin ndonjë gjë për evitimin e problemit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *